Ndodh edhe kjo: Dy femra bëjnë twerk mbi një arkivol, të tjerët bëjnë spektatorin (Video)

Një video e çuditshëm është shfaqur në të cilën shihen dy femra duke vallëzuar mbi një arkivol, derisa përcillen nga një muzikë, gjatë një funerali, pamje këto që thuhet se janë bërë diku në Amerikën e Jugut.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, arkivoli ishte i vendosur mbi dy motoçikleta.

Dhe derisa ato vallëzonin mbi arkivol, të tjerë bënë spektatorin.

Edhe pse nuk thuhet saktë se ku është bërë video, përdoruesit e rrjeteve sociale kanë spekuluar se bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në Venezuelë apo Kolumbi.

Besohet se kjo “ceremoni” ishte realizuar sepse i vdekuri ishte adhurues i muzikës reggaeton.

Në videon, të postuar në Facebook me titullin “Kur vdes Brayani”, dëgjohet një hit i muzikës raggaeton, hit ky i këngëtari Alexio.

Loading…